Dërgoi protestuesit para ambasadës së SHBA? Përgjigjet Berisha: Yuri Kim bën guvernatoren

schedule22:01 - 3 Shkurt, 2022

schedule 22:01 - 3 Shkurt, 2022

Banorët e 5 Majit dhe Laprakës e kanë zhvendosur sot protestën e tyre nga Kuvendi, tek ambasada e SHBA-së. Në mbështetje të tyre ishin edhe tre deputetë opozitar që janë rreshtuar krah Sali Berishës.

Ish – kryeministri Sali Berisha i ftuar në “Log.” është pyetur nëse ishte ai shtysë për protestuesit që tubimin e tyre ta zhvendosnin para ambasadës së SHBA. Këtë, Berisha ka mohuar kategorikisht. Megjithatë Berisha nuk i ka lënë thumbimet për ambasadoren Yuri Kim duke thënë se ajo është guvernatore.

“Absolutisht jo. Nuk kam asnjë lidhje me të. Edhe nëse e marrin kështu protestat paqësore janë normale. Dhe nuk kam pse. Unë bëj avokatinë. Kanë shkuar se Kim bën Guvernatoren ndaj. Pse nuk shkuan në vend tjetër.”

“Ata janë një grup njerëzish që po pësojnë padrejtësinë më të madhe. Jam përpjekur të mbrojë interesat e tyre se është dramë shumë e madhe. Produkt i vjedhjes dhe korrupsionit. Ata ishin edhe me deputetët e PD aty. Ishin tre deputetë. Absolutisht që jo, ne vetëm mbështesim protestën. Unë do i drejtoja tek kryeministria.” tha Berisha. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!