“PD organizatë terroriste”, Berisha: Palmer gjeti Bashën, një deklaratë të tillë s’mund ta bënte askush në botë

schedule21:53 - 3 Shkurt, 2022

schedule 21:53 - 3 Shkurt, 2022

Në “Log” me Endri Xhafon, ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se sipas kryedemokratit Lulzim Basha, zëvendës ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer kërcënoi para zgjedhjeve vendore të 30 qershorit se PD do të listohej si “organizatë terroriste”  nëse do të kishte akte dhune.

Berisha tha se kjo ndodhi pasi amerikanët “gjetën Bashën”. Sipas tij, një deklaratë të tillë nuk mund ta bënte askush në botë, nëse lideri aktual i demokratëve do të ishte njeri me integritet.

“Të deklarosh se do futësh në listë si organizatë terroriste një forcë politike se protestohet, ndërkohë që vendin e tij protestohet dhe ndodhin gjëra që nuk duhet, është e papranueshme.  Ose e ka shpikur Basha, ose nëse e ka thënë është e papranueshme.”

Po ashtu, ish-kryeministri u shpreh i bindur se mbështetje gjermane për djegien e mandateve nuk ka pasur kurrë.

“Ditën që u shtynë zgjedhjet e deri në fund PD duhej të ishte në rrugë. Askush s’të dëgjon nëse hesht. Nëse mbush rrugë e sheshe të Tiranës, të gjithë të dëgjojnë. Vendimi që mori, ndikoi më shumë se çdo gjë tjetër në rezultatet e 25 prillit.” /abcnews.al/