E çoi te Granada, Boada: Uzuni ka dëshirë të çmendur, do e shikoni

schedule21:49 - 3 Shkurt, 2022

schedule 21:49 - 3 Shkurt, 2022

Drejtori sportiv i Granada, Pep Boada, ka folur me fjalë të mëdha për Myrto Uzunin, sulmuesin që kaloi te spanjollët nga Ferencvaros për shumën e 3.5 milion eurove.

“Jam i sigurt që Uzuni do të na surprizojë. Ka një dëshirë të çmendur dhe të jashtëzakonshme për të lënë gjurmë. Ka pasur vështirësi në karrierë dhe në jetë, të cilat e kanë bërë që të rritet.

Vjen me shumë ambicie sepse e di që ky është shansi i artë i jetës së tij. Do të na sjellë shpejtësi, vertikalizime dhe lojë të fortë në një kundër një.

Ai ishte një nga lojtarët më të mirë të skuadrës së tij. Do të jetë një futbollist i dashur në këtë skuadër dhe për këtë jam i bindur”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!