Vaksina kundër koronavirusit për fëmijët deri në 5 vjeç mund të jetë e disponueshme në Itali në fillim të pranverës, sipas një deklarate të kryetarit të komitetit të shkencëtarëve që këshillojnë qeverinë, Franco Locatelli.
“Vaksina sigurisht që do të miratohet vetëm pasi të marrë lejen përkatëse nga autoritetet kompetente europiane dhe kombëtare dhe do të merret me dy doza”, shtoi Locateli.
Në lidhje me dozën e katërt të vaksinave kundër koronavirusit, ai theksoi se nuk duhet ta marrim si të mirëqenë, as ta përjashtojmë si mundësi dhe se vendimi do të merret bazuar në disa parametra, si gjendja e sistemit imunitar, por edhe ekzistenca e sëmundjeve kronike.
“Është e qartë se situata po shkon drejt përmirësimit, të dhënat e ICU dhe rastet e reja po na tregojnë se ne po ndjekim rrugën e duhur”, tha Franco Locatelli.
Italia ka regjistruar 11,235,745 raste dhe 147,320 viktima që nga fillimi i pandemisë.
/abcnews.al