Rama në Përmet: Opozita frikë nga drejtësia

schedule19:38 - 23 Shkurt, 2019

schedule 19:38 - 23 Shkurt, 2019

Kryeministri Rama edhe gjatë kësaj fundjave ka vijuar takimet e tij me qytetarët në kuadër të turit “Bashkia që duam”. Ndalesa e radhës ishte Përmeti, ku kreu i ekzekutivit përveç arritjeve të qeverisë së tij, nuk ka shmangur pa komentuar edhe situatën politike të ditëve të fundit në vend.

Në kuadër të turit “Bashkia që duam”, ndalesa e radhës e kryeministrit Rama pasditen e së shtunës ishte në qytetin e Përmetit.  Nga Përmeti, kreu i ekzekutivit komentoi edhe situatën politike dhe vendimin e opozitës për të djegur mandatet, duke theksuar se vendi s’mund të këcënohet nga fantazmat e ‘97

Edi Rama: “Lutem çdo natë para se të mbyll sytë që kjo që na ka ndodhur javën e fundit të mos u kushtojë njerëzve punëtorë të këtij vendi. Atyre që jetojnë me hotelet me mikpritjen dhe turizmin. Cili shqiptar me mend në kokë, pavarësisht bindjeve politike mund të pranojë që sot në 2019 Shqipëria të kërcënohet nga fantazmat e 1997, për çfarë?!”

Rama nga Përmeti komentoi edhe pamjet e dhunës së protestës së 16 shkurtit të transmetuara edhe nga mediat ndërkombëtare

Edi Rama: “Ato pamje të eksportuara në botë nga ajo e shtuna ku u premtua përmbysje dhe u predikua dhunë duke nxitur disa qorra që ti binin me kokë murit të Kryeministrisë janë pamje që dëmtojnë, jo vetëm Shqipërinë, por cdo njeri që në këtë vend ka vendosur të jetojë, cdo njeri dhe dëmtoi edhe rrugëtimin tonë europian”.

Kryeministri Rama tha se kjo sjellje e opozitës tregon se dëshpërimi iu ka errësuar sytë dhe kanë frikë nga drejtësia që po vjen.

Gjatë takimit me qytetarët e Përmetit për “Bashkinë që duam”, Rama nuk kurseu as batutat për opozitën e vendit. Një mesazh kishte dhe për të gjithë qytetarët e Përmetit për të bërë diferencën e drejtimit të Bashkisë nga të djathtët apo të majtët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!