Të gjithë e kishin në shënjestër, rivalët e shqiptarit që u ekzekutua në Ekuador

schedule08:58 - 2 Shkurt, 2022

schedule 08:58 - 2 Shkurt, 2022

Mediat ekuadoriane i kanë kushtuar një tjetër artikull rolit të Ergys Dashit në trafikun e kokainës në Europë. 34-vjeçari u ekzekutua me breshëri kallashi pak ditë më parë në një lokal në Guayaquil.

Sipas mediave ekuadoriane policia ka identifikuar disa anëtarë të bandës evropiane të përfshirë në pastrim parash dhe trafik.

Ky është rasti i Ergys Dashit, i vrarë në Guayaquil, një ngjarje që ka tërhequr vëmendjen e Interpolit.

Informacioni i mbledhur nga ky organ policor ndërkombëtar paralajmëron se shqiptari është një nga drejtuesit më të rëndësishëm të trafikut të drogës në Evropë dhe Azi” shkruhet më tej në media.

Artikulli vijon më tej duke theksuar se shqiptari ishte fshehur me kujdes duke mos lënë gjurmë.

Ishte aq i fshehtë sa në Ekuador ai nuk kishte precedentë penalë. Edhe natën që vdiq ai ishte në një restorant në veri të qytetit.

Atje ai u rrethua nga persona të armatosur të cilët e qëlluan mbi 20 herë. Ekspertët e inteligjencës kanë zbuluar se pas kësaj nuk qëndronin vetëm mafiozët e Kolumbisë dhe Meksikës, por edhe të Amerikës Qendrore, Brazilit apo Evropës” mbyllet artikulli.

Pak ditë më parë gazetari Artan Hoxha tha në “ABC” se shqiptari ishte pjesë e një bande me bazë në Tiranë, që trafikonte kokainë me avion nga Guayaquili drejt Gjermanisë.

/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!