Regjistrohen 1,533 të infektuar dhe 7 humbje jete në 24 orë

schedule18:39 - 1 Shkurt, 2022

schedule 18:39 - 1 Shkurt, 2022

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 1,533 raste pozitive për Covid-19. Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 5,404 testime të kryera, të infektuar kanë rezultuar 598 qytetarë në Tiranë, 87 në Fier, 76 në Vlorë, 66 në Shkodër, 64 në Durrës, 54 në Elbasan, 53 në Gjirokastër, 45 në Lushnje,39 në Sarandë, 37 në Berat, 29 në Krujë, 27 në Pogradec, 24 në Patos, Kuçovë, 21 në Lezhë, 19 në Kavajë, Cërrik, 16 në Kamëz, Tepelenë, 14 në Dimal, 13 në Vorë, Gramsh, 12 në Kukës, 11 në Divjakë, Korçë, Skrapar, 10 në Memaliaj, 8 në Mirditë, 7 në Malësi Madhe, Pukë, Tropojë, Kurbin, Rroskovec, 6 në Vau i Dejës, Mallakastër, Delvinë, Poliçan, Peqin, 5 në Fushë Arrëz, Shijak, Selenicë, 4 në Dibër, Prrenjas, , Himarë, Libohove, Përmet, Kolonjë, 3 në Devoll, 2 në Dropull, Maliq, Has, 1 Mat, Finiq, Belsh.

Aktualisht, janë 18,068 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Ndërsa, në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka shtatë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Pesë qytetarë nga Tirana 64-85 vjeç, një qytetar nga Vlora 67 vjeç, një qytetar nga Kucova 68 vjeç.

Janë shëruar 2,215 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 238,655 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (01 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 1,533
Të shëruar në 24 orë 2,215
Të shtruar në spitale 134
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 5,404

Testime totale 1,671,351
Raste pozitive 260,076
Raste të shëruara 238,655
Raste Aktive 18,068
Humbje jete 3,353

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 8,041
Shkodër 1,617
Fier 1,712
Vlorë 1,316
Elbasan 1,140
Gjirokastër 1020
Berat 755
Korçë 714
Lezhë 699
Durrës 597
Kukës 309
Dibër 148 /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!