Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 24,308 raste pozitive për Covid-19. Siç raportojnë mediat në vend, nga rastet e regjistruara 65 u zbuluan nga kontrollet në pikat hyrëse të vendit.
Ndërsa, numri total i rasteve të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë ka shkruar në 1,965,719, prej të cilëve 49.8% janë meshkuj. Kurse, rastet fatale për sot ishin 103, ndërsa që nga fillimi i pandemisë totali ka shkuar në 2,229. Nga ky total, 95.1% kishin sëmundje shoqëruese dhe/ose ishin mbi 70 vjeç.
Sa i përket rasteve të konfirmuara në 7 ditët e fundit, 441 prej tyre janë të lidhura me udhëtime jashtë kurse 2,229 të tjera janë raste kontakti. /abcnews.al/