Një efektiv policie është arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pasi po drejtonte makinën i dehur dhe shkaktoi aksident.
Ngjarja ndodhi tre ditë më parë rreth orës 19:15, në segmentin rrugor Pogradec-Librazhd, në vendin e quajtur Qafë Thanë. Polici i arrestuar është A. K., 55 vjeç, me gradën Inspektor dhe me detyrë trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Thanë
Automjeti “Opel”, i cili drejtohej nga punonjësi i policisë është përplasur me automjetin “Wolksvagen” me drejtues shtetasin M. P.
Nga testimi me aparat Drager për përdorimin e alkoolit, rezultoi se punonjësi i policisë drejtonte automjetin në gjendje të dehur, pasi në testin e parë rezultoi në masën 0.88 mlg/l dhe në testin e dytë 0.85 mlg/l.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Opel” dhe dokumentacioni përkatës, ndërsa materialet me veprimet e para hetimore i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
/Abcnews.al