“Nuk ka krizë institucionale se numrat janë në parlament edhe pas heqjes dorë nga mandatet e deputetëve të opozitës”. Këtë deklaroi në studion e Mbrëmje në ABC News nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi, e cila shton se kjo është një krizë politike që nuk e ndihmon Shqipërinë apo imazhin e saj për hapjen e negociatave dhe reformën në drejtësi.“Momenti që është zgjedhur është delikat, jo vetëm që jemi në prag të pprmbushjes së detyrave nga BE, por mbi të gjitha është reforma në drejtësi”.
“Kuvendi funksionon se ne i kemi 71 deputetë. Parlamenti ka funksionuar edhe pse opozita nuk ka marrë pjesë. Ata dhe me mandat nuk kanë qenë efektivë në Kuvend”.
E pyetur se çfarë ndodh me djegien e mandateve, Hysi shprehet se pasi kërkesa përcillet në KQZ, fillon procedura për vendin vakant që në rast të refuzimit të të gjithë listës nga opozita plotësohet nga mazhoranca.
“Rregulli kërkon që heqja dorë nga mandati është me kërkesë individuale dhe kjo kërkesë i përcillet KQZ-së. KQZ fillon procedurën për plotësimin e një vendi vakant të krijuar, psh plotësohet me deputetin pasarëdhës të asaj partie. Pasi merr vendim KQZ që personi i plotëson standardet sjell vendimin në kuvend. Kandidatit që i takon të plotësojë vendin vakant jo më vonë se 30 ditë ose ta pranojë ose heq dorë nga mandati i krijuar.
Ne do presim zbatimin e Kodit Zgjedhor dhe Kushtetutës, se do mësojmë se cili është numri i kërkesave personale për mandate dhe kush do pranojë –plotësimin. Nëse mbaron lista e tyre ka dhe parti të tjera që kanë qenë në koalicion. Nuk ka pengesë që parlamenti të funksionojë. Nëse mbaron lista nga opozita i plotëson mazhoranca. Unë duhet të respektoj listën e kandidatëve në listë. Nuk di ende se çlloj parlamenti do jetë”.
Sipas Hysit heqja dorë nga mandati i deputetëve të opozitës përbën një tradhëti për elektoratin që i ka votuar.
“Sot ne në parlament do kemi një kategori qytetarësh që do përfaqësohen nga mazhoranca apo nëse do ketë përfaqësues që do pranojnë mandatin. Është përfaqësimi. Ata kanë marrë një votë për të përfaqësuar një numër zgjedhësish. Dhe lënia e mandatit do thotë që ke lënë një përgjegjësi, është tradhëti që i bën atij që i ke kërkuar votën”.
Nga ana tjetër Hysi e cilësoi djegien e mandateve të deputetëve të opozitës si një rast të paprecedentë që dëmton rëndë imazhin e Shqipërisë.
“Ky është një rast papreçdent, jo vetënm në Shqipëri, është precedent i rrezikshëm se minon produktin që del nga zgjedhjet dhe është një model i keq që mund të përdoret nga çdo forcë politike në të ardhmen se ka ardhur si rezultat i zgjedhjeve të 2017, të cilat u bënë me lëshim shumë të madh që bëri mazhornacna dhe morën drejtimin e KQZ, lamë dhe avokatin e popullit e përcaktoi vetë opozita dhe mbi të gjitha komisionerët që i përkasin partive politike dhe gjysma i përkiste PD, LSI e PDIU. Dhe kur kujtohesh pas një vit e gjysëm që kjo qevri ka dalë nga narkoshteti”. /abcnews.al