Zyrtare, Bardh Spahia kandidati i Berishës për Shkodrën

schedule21:37 - 30 Janar, 2022

schedule 21:37 - 30 Janar, 2022

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia do të jetë kandidati i grupit të Sali Berishës për zgjedhjet e 6 marsit për bashkinë e Shkodrës.

Pas tërheqjes së kryetares aktuale të bashkisë, Voltana Ademi, gara u hap. Spahia ishte përballë Ernest Kocobashit, Arben Maliqit, Astrit Bushatit, Irena Shalës dhe Irma Alushit.

Pas votimit dhe numërimit, “Primaret” nxorën fitues, Spahinë me 1011 vota që në fakt ishte favoriti kryesor.

Rezultati
Bardh Spahia: 1011 vota
Irena Shestani: 295
Astrit Bushati: 201

Përpos Shkodrës, sot grupi i Rithemelimit të PD-së zyrtarizoi kandidatët edhe për pesë bashkitë e tjera.

Kandidatët e Sali Berishës
Lulzim Vrana- Vorë
Premtim Kryemadhi-Dibër
Hekuran Xhani-Rrogozhinë
Ardian Muka-Durrës
Elton Bano-Lushnje
Bardh Spahia-Shkodër

Tashmë mbetet për t’u zyrtarizuar formula me të cilën Sali Berisha do të garojë në zgjedhjet e pjesshme, koalicion apo si i pavarur.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!