Krujë, 77 vjeçarja jeton në kontenier që pas tërmetit tragjik: S’fle natën se kam ftohtë

schedule15:43 - 30 Janar, 2022

schedule 15:43 - 30 Janar, 2022

Nga Ahmet Zani

Qëndron zgjuar natën se ka ftohtë. Ditën temperaturat rriten disi dhe merr një sy gjumë. Në mesditë 77 vjeçaren Sabie Bega nga Mazhe e Vogël, e Bubqit e gjetëm në gjumë.

“S’kam fjetur natën”.

Pas tërmetit të 2019 jeton në kontenier dhe nuk ka me çfarë të ngrohet.

S’ka si të gatuajë. Ushqimin ja sjellin çdo ditë vajza e nipi që jetojnë në Kurbin.

Teksa apelon që t’i ndërtohet shtëpia, kujton tmerrin që përjetoi mesanatën e 26 nëntorit të 2019.

“U rrëzova më shpëtoi djali me nusë hapën kangjëllat e dritares”.

Sabija është një nga shumë të dëmtuarit nga tërmeti që ende nuk di kur do i ndërtohet banesa. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!