Mediat e huaja pasqyrojnë gjerësisht protestën e opozitës në Tiranë duke thënë se tashmë kërkohet një qeveri tranzitore që të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme.
65 deputetë të opozitës shqiptare kanë dhënë dorëheqjen nga parlamenti dhe kanë organizuar një protestë për largimin e qeverisë Rama. Mediat e huaja raportojnë në këtë mënyrë protestën e të enjtes, duke vënë theksin se Bashkimi Europian ka ripërsëritur disa herë apelin për të shmangur dhunën, duke paralajmëruar deputetët e opozitës së djegia e mandateve dëmton demokracinë.
Me mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën në Tiranë duke kërkuar largimin e një qeverie të korruptuar dhe me lidhje me krimin e organizuar. Më tej, kujtohet se seanca parlamentare në program për të enjten u anulua një ditë më parë në përpjekje për të shmangur incidente jashtë godinës.
65 deputetët e drejtuar nga lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhanë dorëheqjen dhe protestuan kundër kryeministrit Edi Rama, qeveria e të cilit ka 74 vende në parlamentin 140 vendësh.
Shqipëria, një vend anëtar në NATO, synon të hapë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian brenda këtij viti./abcnews.al