Basha: Mandatet digjen sot, parlamenti mbylli dyert në mënyrë antikushtetuese

schedule09:48 - 21 Shkurt, 2019

schedule 09:48 - 21 Shkurt, 2019

Në një deklaratë të shkurtër nga oborri i selisë së PD-së sot në mëngjes para fillimit të protestës, Lulzim Basha tha se sot digjen mandatet e deputetëve të opozitës.

Basha u shpreh se parlamenti është mbyllur në mënyrë të jashtëligjshme.

Sot ne do të bëjmë realitet djegien e mandateve parlamentare. Mandatet do digjen sot, parlamenti sot në mënyrë antikushtetuese ka mbyllur dyert sepse nuk është më Parlament, qeveria për sot është larguar. Ne do të bëjmë të mundur që këto dy ngjarje të rëndësishme sot mos të jenë ngjarje të vetëm një dite por të kthehen shumë shpejt në zgjidhje politike”, deklaroi Lulzim Basha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!