Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Serbi. Ai gjatë qëndrimit në Beograd ka folur në panelin “A është e ardhmja e ndritur?” në kuadër të Forumit Adriatik të hoteleve.
Turizmi është e ardhmja e ndritur. Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, është takuar me homologun e tij në Serbi, Rasim Ljajiç, me të cilin kanë diskutuar mundësitë. Kërkesat për investime i ka tërë Ballkani, por jo edhe kushtet. Shkëmbimi turistik Serbi-Shqipëri është dyfishuar, por numri i ofertave është i vogël.
Ministri Klosi, thotë se ka interesim për investime dhe mundësia për të huajt është një prezantim i përbashkët për turizëm të vazhdueshëm. Për të njejtën gjë bashkë me parfaqësues të emrave të rëndësishëm të hoteleve dhe politikanë të rajonit, në një konferencë kanë arritur edhe politikan të tjerë. Shqipëria është në proces me disa kompani për investime dhe një interes për bregdetin. Interesim kanë edhe ofertat rajonale.
Shqipëria ka ofruar lehtësia fiskale për investimet dhe ka patur interesim për këtë. Negocimi është me 15 hotele të rëndësishme për të rritur kapacitetet për pushime./abcnews.al