“Më thanë e ke emrin në korridor”, Baçi-Nikollës: Hiq dorë nga zbatimi i porosive të Bashës

schedule10:22 - 27 Janar, 2022

schedule 10:22 - 27 Janar, 2022

Përplasja mes demokratëve ishte prezente edhe në seancën e sotme në Kuvend. Deputeti Luan Baçi, i cili është në listën e të pezulluarve të Partisë Demokratike, tha se është përballur me faktin e ndryshimit të vendit ku ulej.

I pozicionuar në fund të sallës, Baçi i kërkoi kryetares Lindita Nikolla që të mos zbatojë porositë e Bashës sipas tij, ndërsa shtoi se mund ta shkarkojnë vetëm demokratët që e kanë votuar.

“Në vendin ku ulesha zakonisht gjeta një emër tjetër. Ju duhet të konsultoheni para se të merrni këto vendime. Para se të bëni përjashtime është në detyrën tuaj që ne të marrim një informacion përpara se të ndodheni në këto situata. Dikush më tha emrin e  ke  në korridor e ke aty. Sa për dijeni tuaj unë jam deputeti më i votuar nga 6 të tjerët në Fier. Mund të më përjashtojnë vetëm demokratët. Hiqeni për nga marrëveshja që keni të hapur tani duke zbatuar çdo përpikmëri nga deputeti Basha”, tha Baçi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!