Po shkonte në farmaci, i moshuari rrëshqet në akull dhe vdes në vend

schedule19:00 - 26 Janar, 2022

schedule 19:00 - 26 Janar, 2022

Një 77-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Melissia të Greqisë. Mediat greke bëjnë me dije se ai ka rrëshqitur në akull teksa shkonte në farmaci.

Në këtë moment i moshuari ka goditur kokën duke ndërruar jetë. Ambulanca mbërriti  menjëherë në vendin e ngjarjes por 77-vjeçari nuk mundi të mbijetojë.

Nuk dihet nëse vdekja e tij ka ardhur nga goditja në kokë apo nga shkaqe patologjike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!