Premierliga ka nxjerrë një njoftim në lidhje me ndryshimet në rregullore për shtyrjen e ndeshjeve për shkak të rasteve me koronavirus në radhët e skuadrave.
Më konkretisht, pas një takimi që Autoriteti Organizativ pati me përfaqësues të klubeve, u vendos që skuadrat të kishin në listën e tyre të paktën katër raste të konfirmuara me Covid-19 për të kërkuar shtyrjen e një ndeshjeje të ardhshme, diçka që nuk është bërë.
Kujtojmë se deri më tani 22 ndeshje të Premierligës janë shtyrë për shkak të koronavirusit, diçka që ka krijuar një problem të madh në programin e ligës. /abcnews.al/
Following a club meeting today, the Premier League’s COVID-19 match postponement guidance has been updated to include a COVID-19 impact threshold
Full statement: https://t.co/ikcjNUWtpg pic.twitter.com/yJ8J3AuVnP
— Premier League (@premierleague) January 26, 2022