Të dhënat e fundit: Mbi 21 mijë raste aktive me Covid në Kosovë

schedule08:54 - 26 Janar, 2022

schedule 08:54 - 26 Janar, 2022

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 21.668.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.726, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga Covid kanë humbur jetën 3,002 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.492 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.754.334 doza të vaksinës. Deri më sot 802.301 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Gjithashtu, deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforcuese dhe 16.991 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!