Fokusi kryesor për Partinë Socialiste deri në datë 6 Mars do të jenë zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashkitë e vendit; Shkodër, Durrës, Dibër, Vorë, Lushnje dhe Rrogozhinë.
Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me deputetët e Tiranës dhe të Dibrës për t’u konsultuar me emrin e kandidatit.
E njëjta strategji do të ndiqet edhe me deputetë e qarqeve të tjera ku në 6 Mars do të ketë zgjedhje, raporton gazetarja e “ABC”-së, Erneta Shevroja.
Pak ditë më parë Edi Rama tha se në fushatë nuk do të përfshihet e gjithë partia por vetëm strukturat lokale dhe deputetët dhe drejtuesit e këtyre qarqeve.
/ Abcnews.al