Kurti për tarifat e energjisë: Do të dërgojmë komentet tona në ZRRE

schedule13:10 - 25 Janar, 2022

schedule 13:10 - 25 Janar, 2022

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se së shpejti Qeveria e Kosovës do të dërgojë komentet tek Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), lidhur me vendosjen e tarifave të reja të energjisë elektrike.

Kurti tha sot para mediave se ZRRE-ja është institucion i pavarur dhe se ai personalisht nuk e ka as numrin e telefonit të kryesuesit të Bordit të ZRRE-së.

Më tej, kryeministri deklaroi se ministrat e linjës dhe Kuvendi do t ë dërgojnë komente në mënyrë që ZRRE-ja t’i përfshijë ato në raport.

“Ne do të dërgojmë komentet e tona. ZRRE është institucion i pavarur i shtetit. Ta zëmë unë nuk e kam numrin e telefonit të kryesues të Bordit të ZRRE-së, por ministrat e linjës shpresoj edhe nga Kuvendi i Republikës do t’u dërgojnë sa më parë komentet në mënyrë që Bordi i ZRRE-së bazuar në raportin e vet t’i trajtojë edhe sugjerimet e të tjerat”, ka thënë Kurti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!