Rusia ka regjistruar 67,809 të infektuar në 24 orë, nga 65, 109 një ditë më parë. Kjo është dita e pestë radhazi që vendi shënon rekord të infektuarish, sipas të dhënave qeveritare.
Piku i mëparshëm i rasteve ditore në Rusi u regjistrua në nëntor 2021, kur vendi shënoi mbi 40,000 raste në një ditë.
Rusia ka regjistruar 11,241,109 raste dhe 327,448 viktima që nga fillimi i pandemisë.
/abcnews.al