Këshilltari i presidentit për Emergjencat Civile Shemsi Prençi i ftuar në “Log.” në ABC se mësimi në shkolla nuk duhet të ishte ndërprerë në të gjithë vendin për shkak të motit të keq. Ai u shpreh se janë të paktën 6 bashki që preken nga i ftohi polar ndërsa në pjesën tjetër të vendit nuk ka pasur bllokim të rrugëve.
“Lartësia më e madhe e dëborës arriti në Vermosh dhe Lurë. Në një shtet në vitin 2022 duke të ishte përqendruar Mbrojtja sipas fushave të përgjegjësisë. Nuk shikoj ndonjë plan kombëtar të mbrojtjes civile në interes të rrugëkalimeve.
Shkollat nuk duhet të ishin ndërprerë në të gjithë vendin. Pse duhet të ishin ndërprerë shkollat në Vlorë apo Durrës. Duhet të ndërpritej shkolla në 6 bashki, ndërkohë që është ndërprerë në 61 bashki të Shqipërisë. Në Tiranë njerëzit sot kanë dalë duke shëtitur. Në Vlorë njerëzit janë larë në det.
Kjo nuk do të thotë kur këmba është e lirë dhe nuk ka bllokime rrugësh, të ndërpresim shkollat në gjithë Shqipërinë. Shqipëria tashmë i nderuar para viteve 70 ishte më shumë rurale. Sot është më shumë urbane. Kjo është hipokrizia më e madhe e vendimmarrjes. Sot kemi mbi 27 njësi të qeverisjes vendore që janë jo funksionale. Një emergjencë kaq e vogël gjunjëzon një qeveri”, tha ai. /abcnews.al