Nga Vlora, kreu i Policisë së Shtetit Gledis Nano paralajmëroi rezultate në lidhje me hetimet që policia ka në dorë. Për ruajtje të sekretit hetimor, Nano nuk dha më shumë detaje. Ai tha se ky do të jetë një vit ndryshe sa i takon problematikës së kultivimit të kanabisit ndërsa shtoi se nuk do tolerojë asnjë punonjës policie që me veprimet apo mosveprimet e tyre favorizojnë këtë gjë.
“Dy nga prioritetet që diskutuam sot ishte parandalimi i ngjarjeve rë rënda kriminale dhe ulja e numrit të kultivuesve të kanabisit. Në këto dy pika do qëndroj fort.
Për hir të së vërtetës policia ka në dorë hetime që po i kryen me një progres në vazhdim. Nuk dua të jap asnjë përgjigje sepse janë çështje në hetim. por janë premtuese dhe presim rezultat në një kohë të caktuar.
Nuk do toleroj asnjë punonjës policie që me veprim apo mosveprim do të lejojë kultivimin e kanabisit. Ky vit do të jetë ndryshe sa i përket problematikës së kultivimit të kanabisit. Krimet e rënda në Vlorë nuk janë problematikë e sotme por ka qenë edhe më përpara”, u shpreh Nano.