Veronica Merritt është e njohur si një yll në “TikTok”, që ka 11 fëmijë dhe dëshiron të zgjerojë akoma familjen.
Ndërkohë, në nëntor të vitit të kaluar njoftoi përmes një video se do të fitojë statusin e ri, atë të gjyshes.
“Kemi një lajm fantastik për ta ndarë”, tha 36-vjeçarja që ka 140 mijë ndjekës, duke zbuluar se fëmija i saj më i madh, Victoria që akoma jeton me të, do të sjellë në jetë fëmijën e parë në qershor.
Ndërsa vetë ajo pritet të sjellë në jetë fëmijën e 12-të në prill, vetëm dy muaj para se të lindë nipi ose mbesa e saj.
Fëmija i parë i Veronicës është Victoria 21 vjeçe, më pas Andreë që sot është 17, Adam, 15, Mara, 14, Dash, 12, Darla, 11, Marvelous, 8, Martalya, 6, Amelia, 5, Delilah, 3 dhe Donovan, 2./abcnews.al