Gjithmonë e rezervuar, Angela Martini ndan pamjet nga dhoma e djalit të porsalindur

schedule13:47 - 24 Janar, 2022

schedule 13:47 - 24 Janar, 2022

Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini u bë nënë për herë të parë në dhjetor të vitit 2021. Djali erdhi në jetë me ndihmën e një mbartëseje surrogate.

Që nga ai moment, Angela është treguar shumë e rezervuar në rrjete sociale dhe vetëm së fundmi ka zbuluar pak nga dhoma e djalit, i cili quhet Kyree.

Angela ka filmuar krevatin e vogëlushit dhe pjesën e murit të mbushur plot me piktura planetesh. Ndërkohë, të gjithë janë bërë kuriozë të shohin portretin e plotë të Kyree./abcnews.al