“Ta paçim përjetë hua”, Nar Koka i përgjigjet Metës pas arrestimit të Lefterit

schedule11:33 - 24 Janar, 2022

schedule 11:33 - 24 Janar, 2022

Nar ( Leonard ) Koka, vëllai ish-ministrit Lefter Koka ne anë të një video të postuar në rrjetet socaile ka pasur një përgjigje drejtuar ish liderit të LSI dhe presidenti aktual Ilir Meta.

Kujtojmë se pas denoncimeve të herë pas hershme të Lëvizjes Socialiste për Integrim, SPAK mori iniciativën për të nisur një hetim për aferën korruptive të Incineratorëve. Nga ky hetim në pranga ra ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, vëllai i Nar Kokës.

Pak ditë më parë Presidenti Ilri Meta ka postuar në rrjetet e tij sociale një video teksa recitonte në dëborë për Korçën. Pikërisht këtë poezi e ka recituar edhe Nar Koka, i cili në një video të postuar në rrjetet sociale, shihet teksa lë telefonin në tavolinë dhe nis të recitojë me këmbë e me duar brenda ambienteve të banesës së tij. Ai dëgjohet teksa imiton Presidentin Meta duke recituar vjershën për Korçën.

“Ta paçim përjetë hua” dëgjohet të thotë Nar Koka. 

Sjellim në vëmendje që Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë  theksoi se Koka ka konsumuar veprat penale “shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” , kryer në bashkëpunim.

Sipas njoftimit, nga hetimet është provuar se nuk është zbatuar procedura e rregullt ligjore lidhur me llojin e procedurës që është përdorur për dhënien e koncesionit në fjalë. Më tej, theksohet se veprimet dhe mosveprimet, të kryera në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore janë kryer nga anëtarët e komisionit për dhënien e koncesionit në bashkëpunim me ish-ministrin Koka./abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!