Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi po trajtohet në një spital të Milanos një ditë pasi vendosi të mos kandidojë për president. Berlusconi, 85 vjeç, u shtrua në spital për një ekzaminim mjekësor rutinë, raportojnë mediat italiane.
Nuk është e qartë se kur ai u shtrua në spital dhe zëdhënësi i Berlusconit nuk iu përgjigj një kërkese për koment. Të shtunën, Berlusconi vendosi të mos kandidojë për presidencën në funksion të votimit parlamentar që fillon të hënën.
Koalicioni i krahut të djathtë i bëri thirrje Berlusconit të kandidonte, por kandidatura e tij nuk kishte gjasa të ishte e suksesshme për shkak të vështirësive në marrjen e mbështetjes së gjerë të kërkuar tradicionalisht midis më shumë se 1,000 deputetëve dhe përfaqësuesve rajonalë të përfshirë.
Ish-kryeministri iu nënshtrua një operacioni të vështirë në zemër në vitin 2016 dhe i ka mbijetuar kancerit të prostatës. Ai është shtruar vazhdimisht në spital vitin e kaluar pasi u infektua me Covid-19. g.v/abcnews.al