Pasi mori mbështetjen unanime të grupit të tij parlamentar, rradhën e kishin aleatët parlamentarë. Mbledhja zgjati pak, por konfirmoi shumë. Pavarësisht mendimeve të ndryshme mes krekrëve të partive aleate, rrugën e ndërmarrin bashkë.
Basha: “Padyshim që vendimi për djegjen e mandateve është i opozitës së bashkuar”.
Mediu: “Mendoj që është detyrim i gjithëseicilit nga ne për tju përgjigjur protestuesve prër djegien e mandateve dhe do jetë unanim për çdo deputet që ka kandiduar në çdo forcë që i është bashkuar këtij koalicionidhe padyshim ai zë që do të mungojë në parlament do të jetë me qytetarët në çdo cep të Shqipërisë”.
Duka: “Natyrisht jam për zgjidhje institucionale por meqe opoztia ka marrë vendimin edhe unë tre mandatet do i djeg”.
Shehi: “Sa kohë të jetë rama aty do na shihni bashkë, ditën që do mbarojë kjo punë mund të shihni ndonjë gjë bashkë, ato mandate sna bëjnë ndonëj vlerë të madhe”.
Kjo lëvizje sjell de jure fillimin e fundit të mandatit kryeministror të Edi Ramës, që de facto e vulosi 16 Shkurti, sipas aleatëve.
Dule: “Një mision i cili nuk mbaron me djegien e mandateve të këtij Parlamenti ilegjitim i cili i jep fund dhe qeverisjes së zotit Rama. Misioni është i vështirë, i rëndë dhe kërkon mbështetje sot më shumë se kurrë jo vetëm të tradicionalëve por gjithë atyre që janë të mashtura dhe gënjyer”.
Ndoka: “Axhenda e opozitës është e qartë, nëse ai nuk do të reflektojë natyrshëm për mijëra qytetarë është detyra jonë ti tregojmë mënyrën si duhet të largohet”.
Djegja e mandateve vlerësohet si rruga e vetme e rikthimit të legjitimitetit në parlament edhe për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Zyrtarizimi i këtij procesi do të shënojë edhe precedentin. Kjo do të jetë hera e parë kur opozita parlamentare djeg gjithë mandatet e deputetëve të saj./abcnews.al