Kastrioti vazhdon përforcimet, Bekim Kuli është krahu i djathtë i Çelës

schedule10:15 - 23 Janar, 2022

schedule 10:15 - 23 Janar, 2022

Kastrioti vazhdon përforcimin e skuadrën jo vetëm në afrimin e lojtarëve por edhe në plotësimin e stafit teknik të tyre.

Emiciano Çela mori drejtimin e krutanëve, duke provuar kështu edhe eksperiencën e parë si trajner profesionist me një detyrë të vështirë, qëndrimi mes më të mirëve në Abissnet Superiore.

Për këtë drejtuesit kanë vendosur të plotësojnë edhe stafin teknik të Çelës, Bekim Kuli, do të mbajë postin e zëvendëstrajnerit të skuadrës.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi i Kastriotit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku prezanton edhe Kulin si pjesë të stafit të krutanëve.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!