“Il Mesaggero” interviston Sali Berishën: Shqipëria është në kaos

schedule13:22 - 18 Shkurt, 2019

schedule 13:22 - 18 Shkurt, 2019

Mediat e huaja vazhdojnë t’i japin një hapërirë të gjerë asaj që po ndodh në Shqipëri. Italiania “Il Messagero” ka intervistuar ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili thekson se Shqipëria është në kaos dhe në duar të narko-politikanëve.

Në një intervistë për italianen “Il Messagero” ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë duke thënë se janë dy kryeqytetet që protestojnë: Karakas kundër Maduros dhe Tirana kundër Edi Ramës.

Më tej, ai shton se opozita ka bërë çdo lëshim që mundej dhe ka pranuar të gjitha marrëveshjet e mundshme të firmosura në Maj të 2017-ës. Por sipas tij ka qenë Rama ai që i ka shkelur dhe për këtë arsye, ai duhet të japë dorëheqjen dhe t’i lërë vendin një qeverie tranzicioni që i ndalon të menaxhojë dhe të manipulojë procesin e votimit.

Më tej, e përditshmja italiane e përshkruan Berishën si liderin historik të Partisë Demokratike, i cili ka qenë lideri më jetëgjatë në Shqipëri pas Enver Hoxhës. I pyetur për arsyet e protestës Berisha shprehet se protesta u bë kundër narkoshtetit që drejron Shqiprëinë, por arsyeja më e madhe është ajo e shkeljes së rregullave elektoraleve.

Berisha shkon dhe më tej duke thënë se me Ramën në pushtet nuk mund të ketë zgjedhje të lira. Beteja është e ashpër, thekson Berisha, por protestat janë një mësim, të cilin Rama duhet ta kuptojë, përndryshe do të ketë ditë të vështira dhe fundi i tij do të jetë i tmerrshëm: njerëzit mund ta vrasin, do ta hedhin në lumë.

Dhuna e përdorur në protestën e së shtunës u dënua nga komuniteti ndërkombëtar, por sipas ish-kryeministrit dhuna e vërtetë është shkelja e të drejtës së votës dhe tashmë nuk ka më kthim prapa pasi situata është kritike.

Duke këmbëngulur se dalja e tij nga skena politike është pa kthim, Berisha premton se do të bëjë çdo gjë që shqiptarët të votojnë si qytetarët europianë, pasi aktualisht Shqipëria është i vetmi vend në Europë me një gjysmë diktaturë si në Venezuelë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!