I mbijetuari tregon për arratisjen nga deti nga ishulli i goditur nga cunami

schedule04:17 - 22 Janar, 2022

schedule 04:17 - 22 Janar, 2022

Historia e një njeriu që thotë se notoi në det për më shumë se një ditë për t’i mbijetuar cunamit që goditi Tongën, ka tërhequr vëmendjen e mediave globale. Shpërthimi vullkanik dhe cunami goditën vendin ishull ditën e shtunë. Zoti Folau i tha “BBC-së” se ai mbajti një trung lundrues gjatë kalvarit të tij 27 orësh në det, përpara se të arrinte përsëri në breg.

Tonga ka konfirmuar tre vdekje, por shkalla e dëmit nuk dihet ende. Zoti Folau, 57 vjeç, tha për programin Newsday të “BBC-së” se u frikësua kur pa valën që afrohej, por “unë kisha besimin tim te Zoti që ai do të më shpëtonte”. “Kur isha në ujë mbaj mend që shkova nën ujë tetë here dhe këmbët e mia janë të paafta dhe nuk funksionojnë aq mirë,” shpjegoi ai.

Ai tha se më pas arriti të kapte një trung lundrues. Unë mund të dëgjoja djalin tim duke thirrur nga toka dhe nuk doja të përgjigjesha sepse nuk doja që ai të dilte me not për të më gjetur. “Thjesht u rrotullova duke mbajtur trungun,” tha zoti Folau.

Ajo që më erdhi në mendje në det është se ka jetë dhe vdekje dhe derisa të arrini në breg, atëherë ju e dini nëse jeni gjallë apo vdekur. Disa vende po dërgojnë ndërkohë anijet e tyre për të ndihmuar banorët e ishujve.  / abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!