Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Tërmeti godet Indonezinë/ Lëkundje me magnitudë 7.7 Rihter, 38 viktima

schedule07:28 - 15 Gusht, 2026

schedule 07:28 - 15 Gusht, 2026

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 të shkallës Rihter goditi brigjet e Indonezisë të shtunën në mëngjes, duke shembur ndërtesa dhe shtëpi. Bilanci I viktimave deri tani flet per te pakten 38 te vdekur dhe dhejtra persona te plagosur. Por nen rrenojat e ndertesave te shemnbura vazhdojne kerkimet per te shpetuar njerez te mbetur poshte tyre.

Autoritetet lëshuan një paralajmërim për cunami dhe u bënë thirrje banorëve bregdetarë të zhvendosen në zona më të larta, por më vonë e hoqën paralajmërimin kur Agjencia e Meteorologjisë, Klimes dhe Gjeofizikës ne Indonezi tha se monitorimi nuk tregoi ndryshime të rëndësishme të nivelit të detit që do të përbënin një kërcënim për komunitetet bregdetare.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se tërmeti goditi rajonin Flores të Indonezisë me një thellësi prej 10 kilometrash në orën 5:58 të mëngjesit sipas kohës lokale. Tërmeti fillestar u pasua nga disa lëkundje pasuese.

Tërmeti  shkaktoi dëme të rënda dhe shembi shume ndertesa.

Pamjet në televizionin lokal treguan pacientë në disa spitale që evakuoheshin nga ndërtesat si masë paraprake pas tërmetit per shkak te frikes se pasgoditjeve.

Stafi i spitalit zhvendosi jashtë pajisjet dhe shtretërit, dhe ngriti zona të përkohshme trajtimi për t’u përshtatur me kushtet e emergjencës.

Indonezia është e prirur ndaj tërmeteve dhe aktivitetit vullkanik, e shtrirë përgjatë pikës së takimit të tre pllakave kryesore tektonike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!