Rama për protestën e opozitës: Goditi Shqipërinë në sytë e botës

schedule15:25 - 17 Shkurt, 2019

schedule 15:25 - 17 Shkurt, 2019

Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën se me protestën para Kryeministrisë punoi kundër çeljes së negociatave në Bashkimin Europian. Shefi i qeverisë reagoi në Tëitter për pasqyrimin e protestës në mediat ndërkombëtare.

“Çfarë trishtimi pasqyra e shëmtisë së djeshme nëpër mediat e dynjasë!”, shkruan kryeministri i cili thotë se protesta nuk i bëri asgjë qeverisë, por goditi Shqipërinë.

“Politika qorre e një opozite pa vizion, pa program, pa lidership, nuk i bëri asgjë dot qeverisë po goditi Shqipërinë në sytë e botës dhe u dha material të tërë atyre që duan sebepe kundër negociatave me BE”, komenton shefi i qeverisë, që e mbyll postimin e tij me fjalën turp./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!