Mino Raiola është operuar para një jave. Agjenti i njohur e kishte programuar diçka të tillë prej disa kohësh.
Bild raporton se Raiola ndodhet në terapi intensive në spitalin “San Raffaele” në Milano, për shkak të problemeve me mushkëritë.
Operimi kishte shkuar mirë, por gazeta gjermane tani shkruan se gjendja e Raiola është përkeqësuar në repartin e kujdesit intensiv. / abcnews.al