Barcelona e mbyll me Dembele, Alemany: Duhet të largohet para 31 janarit

schedule10:47 - 20 Janar, 2022

schedule 10:47 - 20 Janar, 2022

Ousman Dembele nuk do të mund të jetë më lojtar i Barcelonës. Palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të vazhduar dhe tani gjithçka është e qartë.

Drejtori i Barçës, Mateu Alemany është shprehur se e kanë lajmëruar sulmuesin francez se duhet të largohet para 31 janarit.

“Është e qartë se Dembele nuk dëshiron të vazhdojë me Barcelonën. Ai do të te jetë pjesë e projektit tonë.  I kemi thënë Dembele se duhet të largohet menjëherë. Ne presim që Ousmane të shitet para 31 janarit”, është shprehur Alemany.

Kujtojmë se edhe trajneri Xavi Hernandez ishte i prerë në vendimin e tij lidhur me Dembele, teksa ka theksuar se sulmuesi duhet të firmosë me Barcelonën sa më parë ose në të kundërt do të largohet që në merkaton e janarit. /f.a/abcnews.al