VIDEO/ Ndodh në Turqi, lojtarët pastrojnë borën për të gjetur pikën e bardhë të 11-metërshit

schedule19:42 - 19 Janar, 2022

schedule 19:42 - 19 Janar, 2022

Në ndeshjen e superligës turke, Gaziantep-Malatyaspor, reshjet nisën të binin në mënyrë të dendur sa në pak minuta fusha u mbulua pothuajse me disa centimetra trashësi dhe kjo e bëri të vështirë lojtarëve ndeshjen teksa kishte edhe momente qesharake.

I tillë ishte edhe momenti kur miqtë fitojnë një penallti në fund të pjesës së parë teksa për të gjetur pikën e bardhë të 11-metërshit lojtarët nisën të gërmojnë.

Një lojtar i ekipit vendas duket duke e mbuluar me dëborë dhe kjo situate zgjat 2-3 minuta.

Ndërkohë Chouiar që niset ta gjuajë e gabon në mënyrë të pafalshme penalltinë. Pjesa e dytë nuk nisi pasi dëbora nuk pushoi dhe ndeshja u ndërpre.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!