Ergys Kaçe është larguar përfundimisht nga skuadra e Partizanit.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregohet se palët kanë ndërprerë kontratën mes tyre.
28-vjeçariu transferua në fillim të sezonit tek Partizani, ku luajti 13 ndeshje në kampionat.
“FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me lojtarin Ergys Kaçe. Mesfushori 28 vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim marrëveshjen mes tyre”, thuhet në postimin e klubit të kuq.
/f.a/abcnews.al