Durrës – Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Durrës ku një person mbeti i plagosur me thikë.
Sipas policisë rreth orës 16:00, në lagjen nr. 1, Durrës, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta,Fatjon Vrioni , 36 vjeç, ka plagosur me thikë, Artan Kazazi., 50 vjeç, banues në Durres, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekeve.
Ndërhyrja e menjëhershëm e Policisë bëri të mundur kapjen e Fatjon Vrioni , në vendin e ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al/