43 emigrantë , duke përfshirë tre foshnja dhe 14 gra, kanë humbur jetën pas përmbytjes së varkës në Marok, sipas organizatës joqeveritare spanjolle Caminando Fronteras. Shumica e emigrantëve ishin nga Afrika Sub-Sahariane. Vetëm dhjetë prej tyre arritën të shpëtonin.
Emigrantët po përpiqeshin të mbërrinin në ishujt Kanarie, të cilat janë rreth 100 kilometra nga Tarfaya.
Trupat e dy burrave u gjetën dje dhe sot në ishullin Fuertevertura.
/abcnews.al