Pas rritjes së rasteve me COVID-19 ditëve të fundit, po paralajmërohen ashpërsimi i masave ndaj pandemisë në Kosovë.
Nga Ministria e Shëndetësisë kanë konfirmuar se janë duke monitoruar situatën për të vepruar më tej.
Nga opozita po shihen si masa të kota të rejat ndërsa nuk po zbatohen të vjetrat, e nga Oda Ekonomike e Kosovës nuk presin që të vendosen masa të pa argumentuara mirë, shkruan Express.
Edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës po kritikon marrjen e masave të reja pa u pyetur ata.