Bashkitë pa kryetar/ Duka e zbulon: Berisha kërkon aleancë, së shpejti edhe Basha. “Kushti” që kam

schedule22:17 - 17 Janar, 2022

schedule 22:17 - 17 Janar, 2022

Teksa Presidenti Ilir Meta po bëhet gati për të shpallur datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashki pa kryetar, Kreu i PAA, Agron Duka ka deklaruar ka thënë se ka marrë sinjalet e para për aleanca.

Duke folur në emisionin “Log.”, Duka është shprehur se i kanë ardhur sinjale nga Sali Berisha për të bërë aleancë në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen, ndërsa thekson se së shpejti këto sinjale i pret edhe nga Lulzim Basha.

Duka tha se nuk ka kushte për të negociuar dhe është i gatshëm për të biseduar, megjithatë tha se dëshira e tij është që dalë me një kandidat të PAA, për të matu forcën.

“Zoti Berisha më ka kërkuar mua që të jem koalicion me të. Kemi sinjale. Natyrisht do ketë edhe nga Basha. Deri më tani jo nuk kam vendosur. Nuk më ka marrë ne celular Berisha dhe as Basha. Deri tani kemi sinjale nga Berisha dhe besoj shumë shpejt edhe nga Basha. Mediu nuk e di çfarë mendje ka. Unë për vetë kush do e takoj dhe bisedoj. Nuk pretendoj të fitoj bashki. Nuk vendos kushte… Doja që në këto bashki të kisha një kandidat timin dhe të matja forcat. Nuk dua të fitoj bashki në Durrës. Por nëse do marrë 10-15 mijë vota. Kurrë mos thuaj kurrë jemi proces negociatash. Janë zgjedhje vetëm prej kryetari bashkie. Mund të vendosim edhe një kandidat.  Nuk ka pretendime për fitues por të marri një numër të madh votash. Jo vetë personalisht. “ tha Duka. /abcnews.al/