Lindita Nikolla përlot kryebashkiaken e Kurbinit në prani të Erdoganit dhe Ramës

schedule12:17 - 17 Janar, 2022

schedule 12:17 - 17 Janar, 2022

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka mbajtur fjalën e saj gjatë ceremonisë së dorëzimit të apartamenteve nga presidenti turk Erdogan, për familjet në Laç që mbeten në qiell të hapur pas tërmetit të 26 nëntorit.  Nikolla tregoi një moment të vështirë për kryebashkiaken e Kurbinit Majlinda Cara e cila sipas saj kishte humbur shtëpinë nga tërmeti. Ajo tha se Cara e ushqente foshnjen e saj në vendin e punës. Ky moment përloti edhe vetë Majlinda Carën.

“Ai tha, kjo është detyra që mund të bëjë një vëlla i madh. Sot ai është këtu për të parë nga afër punën e kryer dhe për t’iu uruar hyrjen në një shtëpi të re. Mirënjohje zoti presidenti që ishit në ditët më të vështira për ne jo vetëm gjatë tërmetit por edhe gjatë pandemisë. Falë jush qindra qytetarë do hyjnë në shtëpi më të bukura dhe më të forta.

Sollët në Laç këtë ndihmë të vyer. Po unë dua të nënvizoj një fakt tjetër. Ju sollët në Kurbin një model pune dhe përkushtimi. Një lagje në zemër të Laçit që do ta ketë zili edhe Tirana. Dikur këtu ishte një bllok banimi i ndërtuar me tulla sindikate. Sot u ringritëm më të fortë dhe më të bukur dhe një lagje plot ngjyra dhe plot siguri. Dua të kaloj në një moment tjetër.

Majlinda u përball me disa sfida. Po ka bërë vetëm detyrën në këto kohë. Ka bërë detyrën por e ka bërë mirë. Edhe ajo si shumë nga ju humbi shtëpinë e saj por ndryshe nga nënat e tjera duhet t’ia sillnin foshnjen aty ku punonte për ta ushqyer dhe të vazhdonte punën deri vonë. Dhe kur u hodh shorti dhe e pyes kush e tërhoqi shortin për familjen tuaj më tha unë do jem e fundit dhe do pres projektin tjetër.

Dy fjalë për Edi Ramën. Sa shpesh ai ka inspektuar kantieret. Ju këtë e keni parë. Mbështetjen që ka dhënë i shfaqet përpara. Dua ta ndaj këtë fjalë me ju duke qenë bijë e këtyre anëve. Në çdo çast dhe në asnjë moment për Kurbinin ashtu si para 25 prillit, për të mbajtur të gjitha premtimet, nuk e ndau përpjekjen, punën dhe përkushtimin”, tha Rama. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!