Zelanda e Re do të fillojë vaksinimin e fëmijëve të moshës 5-11 vjeç ditën e sotme. Mbi 120,000 doza të vaksinës Pfizer janë dorëzuar dhe janë tashmë të disponueshme në 500 qendra në të gjithë vendin.
Zelanda e Re gjithashtu ka reduktuar kohën midis dozës së dytë dhe një doze përforcuese nga gjashtë muaj në katër muaj.
“Ne po u bëjmë thirrje të gjithëve që të marrin dozën përforcuese sapo të kenë kaluar katër muaj pas dozës së dytë, “tha Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë, Dr Ashley Bloomfield.
Zelanda e Re ka regjistuar 15,127 raste dhe 52 viktima që nga fillimi i pandemisë.
/abcnews.al