Një personazh i njohur në Meksikë për videot që realizon në Tik Tok, ka marrë më shumë se 16 milion klikime pasi tregoi historinë e tij: Martinez i dhuroi veshkën nënës së të dashurës së tij, por më pas ajo e la dhe u martua me dikë tjetër.
https://www.youtube.com/watch?v=Bo0Vm_8qP8w
Në videon e tij, Martinez është i shtrirë në shtrat pasi ende po merr veten nga ndërhyrja, dhe shprehet mes depresionit dhe zhgënjimit. Gati i penduar për gjestin e bukur që i shpëtoi jetën nënës së asaj që u bë ish e dashura e tij.
Kjo e fundit u martua një muaj pas operacionit të rëndësishëm. Martinez i kishte treguar historinë e tij të dashurisë, 43 mijë ndjekësve ë tij, që nga filimi. Që nga sëmundja e nënës së të dashurës së tij deri tek përputhja dhe operacioni, duke u bërë shumë i njohur në Meksikë.
Por tashmë ky rrëfim e bëri të njohur në të gjithë botën, duke bërë që shumë njerëz t’i shprehin solidaritetin e tyre nëpërmjet mesazheve.
/abcnews.al