Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Policia italiane proteston: Na keni sjellë maska rozë

schedule12:11 - 14 Janar, 2022

schedule 12:11 - 14 Janar, 2022

Policia italiane ka protestuar në Ministrinë e Brendshme për marrjen e maskave rozë për policët në detyrë, duke thënë se ngjyra rrezikon të dëmtojë reputacionin.

“Nuk e kuptojmë arsyen e blerjes së maskave në një ngjyrë që në pamje të parë do të dukej e papajtueshme me forcat tona”, shkruan sindikata e policisë në një letër drejtuar Ministrisë së Brendshme.

“Blerja është e pakuptueshme”, thuhet në letër, duke shtuar se pas dy vitesh të një pandemie, duhet të jetë e lehtë për të blerë maskat e duhura.



Në të ardhmen, maskat duhet të jenë vetëm të zeza, të bardha ose blu, përfundon letra. Deri më tani nuk ka asnjë koment nga Ministria e Brendshme. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!