Italia regjistroi 184,615 të infektuar dhe 316 humbje jete nga Covid-19 në 24 orët e fundit

schedule18:08 - 13 Janar, 2022

schedule 18:08 - 13 Janar, 2022

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 184,615 raste të reja me koronavirus nga 1,181,179 teste të kryera.

Ndërkohë, shkalla e pozitivitetit qëndron në 15.6%, nga 16.5% që ishte të mërkurën. Po ashtu, autoritetet e shëndetit në vend bënë të ditur se në 24 orë janë regjistruar edhe 316 vdekje. Kurse, sa i përket situatës në spitale raportohet se në njësitë e kujdesit intensiv janë duke marrë kujdes shëndetësor 1,668 pacientë ndërsa në pavijonet e tjera Covid janë shtruar 339 pacientë më shumë.

Të shëruarit për sot janë 82,803. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!