Vlorë, kapet kosovari i dyshuar për terrorizëm

schedule16:59 - 13 Shkurt, 2019

schedule 16:59 - 13 Shkurt, 2019

Një shtetas kosovar në kërkim për pjesëmarrje në grupe terroriste është kapur në Vlorë. Sipas policisë, 32-vjeçari tentoi të kalojë kufirin shqiptar me dokumente të falsifikuara.

Drejtoria Vendore e Policisë Kufitare Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë bënë kapjen e tij pasi nga verifikimet e bëra në zyrën Qendrore Kombëtare Interpol Tirana rezultoi se F.D, është shpallur në kërkim nga autoritet policore kosovare.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar urdhrin e kërkimit në Janar të 2018 kundrejt tij për vendosjen e masës së sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës në Portin e Vlorës pasi ka tentuar të dalë nga Republika e Shqipërisë duke përdorur pasaportë të falsifikuar maqedonase të lëshuar në 2018-n./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!