Shkencëtarët japin lajmin e mirë: Infektimet nga varianti “Omicron” drejt fundit

schedule16:18 - 12 Janar, 2022

schedule 16:18 - 12 Janar, 2022

Shkencëtarët thonë se po shohin shenja se vala alarmuese e COVID-it shkaktuar nga varianti “Omicron”, mund të ketë arritur kulmin në Britani dhe së shpejti ndoshta edhe në Shtetet e Bashkuara dhe prej këtej pritet ulje dramatike e infeksioneve.

Arësyeja është fakti se variant i ri, që është kaq shumë ngjitës, nuk po gjen mjaft njerëz për të infektuar vetëm një muaj e gjysmë pasi u zbulua në Afrikën e Jugut.

Ali Mokdat, professor i modeleve matematikore për shëndetësinë në Universitetin e Uashingtonit në Sietëll, thotë se “Omicroni do të bjerë me të njejtën shpejtësi që u përhap”.

Megjithatë ekspertët paralajmërojnë se ka ende shumë paqartësi se çfarë drejtimi do të marrë pandemia në të ardhmen.

Sipas parashikimit të Universitetit të Uashingotonit, rastet ditore në ShBA do të arrijnë pikun javën tjetër me 1.2 milionë raste në ditë dhe prej kësaj pike do fillojnë të ulen.

Në fakt, thotë profesori Mokdat, sipas llogaritjeve komplekse të modelit që ka ndërtuar universiteti, numri real i infeksioneve në ShBA, një parashikim që përfshin edhe njerëzit që nuk kanë bërë tamponin, mund ta ketë kapur tashmë pikun me 6 milionë raste më 6 janar.

Në Britani ndërkohë, rastet kanë filluar të bien, në rreth 140 mijë në ditë për javën e fundit, nga mesatarja ditore me mbi 200 mijë në fillim të janarit, sipas të dhënave zyrtare./ VOA

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!