Gazetari Artan Hoxha deklaroi mbrëmjen e sotme se Sali Berisha nuk mund të bëjë kurrë një proces me kushte demokratike. Ai theksoi në “Log.” në ABC se tashmë e qartë se Partia Demokratike është e çarë në dy pjesë ku secili po përpiqet të marrë më shumë nga krahu i vet.
“Unë jam i prirur të nisem nga faktet. Dhe kam parë që ata përsëriten. Nuk kam pikën e dyshimit që Berisha do bëjë atë që ka bërë gjithmonë. Berisha nuk i ka veshur kurrë proceset demokratike. Lulzim Basha po mundohet që shishen e rakisë ta lërë të dekantohet. Secili po përpiqet të marrë sa më shumë nga krahu i vet. Tashmë është e qartë që PD është e çarë në dysh”, deklaroi ai.
Hoxha theksoi se Berisha i ka dhënë Bashës një fitore me protestën e 8 Janarit për shkak se arriti të rezistojë përballë rrethimit.
“Berisha i ka dhënë Bashës të vetmen fitore që ka në CV e vet. Basha ka humbur zgjedhje dhe kauza. E vetmja fitore e Bashës është rezistenca përballë rrethimit të Berishës. Kush është administrator i godinës. Albert Avdyli doli sot dhe tha do vazhdojnë fortifikimet. Ne nuk e dinim. Dhe vijmë tek e fundit. Ndërhyrja e Ramës në këtë histori më duket më pa vend. Rama duhet të qëndrojë larg kësaj gjëje”, tha Artan Hoxha. m.v/Abcnews.al